Shqiperia

Kush janë dy deputetët e rinj që do të futen në Kuvendin e Shqipërisë

Pasi iu hoqën mandatet nga KQZ ditën e sotme, dy deputetët Rehovica dhe Rakipi e shohin veteb jashte parlamentit. Ndërkohë, vendin e tyre duhet ta zënë dy deputetët të rinj.

Pritet që për qarkun e Beratit të rikthehet përsëri në parlament Silva Caka, e cila nuk mundi të zgjidhej si deputete në zgjedhjet e 25 qershorit. Ndërsa, vendin e Rakipit në qarkun e Elbasanit pritet ta zërë Dritan Bici, i cili më herët ka qenë kryetar i Bashkisë së Gramshit.

Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, deputeti i PDIU për qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, dhe ai i LSI për Qarkun e Beratit, Gledion Rahovica, preken nga ligji i Dekriminalizimit. Dy deputetët nuk kishin deklaruar ndalimin nga policia në Itali.

Deputeti i LSI-së, Gledjon Rehovica, sipas Prokurorisë, rezulton të jetë arrestuar në vitin 1999 në Itali për “vjedhje dyqani”. Ndërsa Deputeti Aqif Rakipi akuzohet për përdorim të materialeve të vjedhura” me identitetin, Skënder Ejybegaj.