Arabët rekord blerjesh: Në vitin 2017 shpenzuan 161 miliard dollarë vetëm për armatim

Vlera e të gjitha kontratave për armatim dhe pajisje ushtarake gjatë vitit 2017 të cilat i kanë nënshkruar shtetet arabe arriti vlerën 161, 4 miliard dollarë.

Kontrata më e madhe është nënshkruar në mes Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës  në maj të vitit 2017, ndërsa shuma e gjithëmbarshme është 110 miliard dollar. Në vazhdim po cekim listën e dhjetë kontratave më të mëdha për blerjen e armatimit në vitin 2017 nga shtetet arabe.

1. Arabia Saudite 110 miliard dollar, kontrata me SHBA-në.

2. Katari, 12 miliard dollar për blerjen e 36 avionëve amerikan me SHBA-në

3. Katari, 8 miliard dollar për blerjen e 64 avionëve nga Britania e Madhe.

4. Katari, 5,9 miliard dollar për blerjen e 7 anijeve luftarake nga Italia.

 

5. Emiratet e Bashkuara Arabe, 5,2 miliard dollar për IDEX.

6. Egjipti, 5 miliard dollar për kontratën me Rusinë.

7. Kuvajti, 5 miliard dollar për blerjen e avionëve luftarak amerikan.

8. Bahrejni, 3,8 miliard dollar kontrata me SHBA-të për blerje armësh.

9. Arabia Saudite, 3,5 miliard dollar për armatim nga prodhimi vendor.

10. Katari, 3 miliard dollar për blerje armatimi nga Franca.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne