Islami pritet të bëhet feja e dytë më e madhe në SHBA deri në vitin 2040

Sipas një studimi të ri, deri në vitin 2040 myslimanët parashikohen që ti zëvendësojnë hebrenjtë si grupi më i madh fetar në Amerikë pas të krishterëve, me një popullsi që vlerësohet të arrijë rreth 8 milionë në rreth 20 vjet.

Vlerësimet e reja të Qendrës Kërkimore, Pew Research Center tregojnë se në vitin 2017 kishte rreth 3.45 milionë muslimanë prej të gjitha moshave që jetonin në SHBA dhe se muslimanët përbënin rreth 1.1 përqind të popullsisë së përgjithshme amerikane.

“Deri në vitin 2040 muslimanët parashikohen që ti zëvendësojnë hebrenjtë si grupi më i madh fetar në Amerikë pas të krishterëve. Dhe deri në vitin 2050 popullsia muslimane amerikane parashikohet të arrijë në 8.1 milionë, ose 2.1% e popullsisë së përgjithshme të vendit, gati dyfishi i sotëm,” tha Pew Research Center.

“Parashikimet tona sugjerojnë se popullsia myslimane amerikane do të rritet shumë më shpejt se popullsia çifute e vendit. Deri në vitin 2040 muslimanët parashikohen që ti zëvendësojnë hebrenjtë si grupi më i madh fetar në Amerikë pas të krishterëve”, tha raporti.

Numri i muslimanëve në SHBA është rritur me një ritëm prej rreth 100,000 në vit për shkak të migrimit dhe normave më të larta të fertilitetit midis amerikanëve muslimanë, zbuloi Pew.

“Që nga vlerësimi ynë i parë në vitin 2007, numri i muslimanëve në SHBA është rritur me një shpejtësi të madhe,” tha ai.

Krishtërimi është ende feja më e madhe në Shtetet e Bashkuara me rreth 71 për qind të popullsisë.

Pew tha se llogaritja e popullsisë aktuale myslimane që jetojnë në Shtetet e Bashkuara nuk është e lehtë, pjesërisht për shkak se Zyra e Regjistrimit në SHBA nuk bën pyetje rreth fesë, dmth nuk ka shifra zyrtare të numrit të muslimanëve apo feve të tjera në SHBA.

Megjithatë, disa studiues i kundërshtojnë shifrat e Pew, duke argumentuar se popullsia muslimane në SHBA ka arritur tashmë në rreth 7 milionë, që është dyfishi i shifrës së raportuar nga Pew.

Një studim i veçantë nga Pew i publikuar në korrik tregoi se shumica e myslimanëve amerikanë kanë përjetuar probleme të thella me besimin e tyre qëkur Presidenti Donald Trump mori detyrën në janar.

Pothuajse tre të katërtat e muslimanëve në SHBA e shohin Trumpin si jomiqësor ndaj tyre dhe 64 përqind thonë se kanë përjetuar një lloj diskriminimi që nga zgjedhja e Trumpit.

Komentet fyese dhe veprimet antimyslimane të Trumpit kanë prodhuar islamofobi, tha Zainab Chaudry, zëdhënësja e Këshillit mbi Marrëdhëniet Amerikano-Islame (CAIR)./press/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne