Planet e reja sekrete të Izraelit dhe SHBA-së

nga Abdel Bari Atwan.

Ndërkohë që Rusia po përpiqet të drejtojë Sirinë nga një fazë lufte dhe anarkie të përgjakshme, në atë të paqes, stabilitetit dhe rindërtimit, duke ftuar të gjitha grupet dhe partitë në konferencën e muajit të ardhshëm në Soçi për të rënë dakord për një plan që përfshin një kushtetutë të re, zgjedhje presidenciale dhe parlamentare, SHBA dhe Izraeli po hartojnë plane për të minuar rajonin si dhe për ta zhytur në luftëra të reja me pretekstin e përballjes me kërcënimin iranian.

Kanali izraelit Channel 10 ka zbuluar se më 12 dhjetor është arritur një marrëveshje sekrete, pas bisedimeve midis këshilltarit të sigurimit kombëtar izraelit, Meir Ben-Shabbat dhe homologut të tij H R McMaster, ku të dyja palët do duhet të ndërmarrin veprime dhe të krijojnë skenarë kundër Iranit në disa fronte. Në marrëveshje thuhet se përfshihen masa që synojnë kufizimin e aftësive bërthamore dhe raketore të Iranit, largimin e pranisë së tij nga Siria dhe kundërvënie aleatit të tij në Liban, Hezbollahut. Pasi u zbulua nga media, Shtëpia e Bardhë më vonë e konfirmoi ekzistencën e marrëveshjes.

Dy zhvillime të mëdha pritet të shpalosen në rajon këtë vit. E para, rënia e Shtetit Islamik (ISIS) dhe humbja e shumicës së territorit të tij në Siri, dhe e dyta disfata e projektit amerikan në Siri. Kjo u bazua në përdorimin e grupeve të armatosura të opozitës për të rrëzuar regjimin e Presidentit Bashar al-Asad por u pengua nga këmbëngulja e ushtrisë arabe siriane, ndërhyrja e Rusisë dhe mbështetja e aleatëve si Irani dhe Hezbollahu, duke e vendosur Sirinë në prag të një fazë të re të pajtimit dhe rinovimit kombëtar.

Në këtë situatë, administrata aktuale amerikane frikësohet se ndikimi i saj në rajon po largohet në favor të Rusisë dhe Kinës dhe të fuqive rajonale si Irani dhe Turqia. Shteti okupues i Izraelit, si aleat i SHBA-së është e alarmuar nga forca dhe aftësia ushtarake në rritje e Hezbollahut. Ai frikësohet nga dalja fitimtar e tij nga konflikti sirian pasi do të jetë më i aftë për ti kushtuar vëmendje të plotë përballjes me kërcënimin izraelit në frontet e Libanit Jugor dhe Sirisë jugperëndimore.

As kanali izraelit Channel 10 dhe as Shtëpia e Bardhë nuk kanë dhënë detaje të planeve dhe skenarëve që SHBA dhe Izraeli mund të ndjekin kundër Iranit dhe Hezbollahut. Por një gjë është e qartë se ata do të përpiqen që ta destabilizojnë Iranin nga brenda me protesta te projektuara dhe aktivizimin e një numri grupesh të armatosur separatistësh. Princi i Kurorës Saudite, Muhammad Bin-Salman, një nga aleatët më të afërt në Lindjen e Mesme të administratës Trump, tha fare hapur në një intervistë televizive disa muaj më parë. Ai paralajmëroi se vendi i tij do të ‘angazhohet në luftën brenda Iranit’ si një masë parandaluese, domethënë përpara se Irani të përpiqet që të ndërmarrë një ‘luftë’ ndaj Arabisë Saudite. Nuk është befasuese nëse protestat e mbajtura në disa qytete të Iranit të jenë pjesë e produktit të kësaj strategjie.

Skenarët amerikanë dhe izraelitë për të larguar Iranin dhe ndikimin e tij nga Siria dhe Libani, zor se mund të kenë sukses, përveç nëse ndërmerret luftë e gjithanshme. Edhe në këtë rast, do të ishte një rrezik i madh me pasoja katastrofike, veçanërisht për shtetin okupator të Izraelit. Nëse raketat amerikane Patriot nuk ishin në gjendje të kapnin disa raketa të bëra në menyrë artizanale, të hedhura nga houthët e Jemenit në qytetet saudite, sistemi i hekurt i Izraelit ska gjasa të përmirësohet më mirë kundër raketave më të avancuara dhe më precize të Hezbollahut, veçanërisht kur ato hidhen me qindra mos themi me mijëra në drejtim të qyteteve të Izraelit.

Kërcënimi me të cilin përballet Izraeli është shtuar. Kërcënimi kryesor është nga brenda: nga nxitja e një kryengritjeje të re palestineze dhe perspektiva e saj për t’u zhvilluar në një fushatë të rezistencës së armatosur. Kjo nuk është dicka e pamundur kur shohim këto kohë se si raketa nga Rripi i Gazës nisen në drejtim të vendbanimeve izraelite dhe kur shohim aleancën e hapur të Hamasit dhe xhihadit islamik me Iranin, Qasem Soleimanin, kreun i Brigadës kuds të Gardës Revolucionare Iraniane, për të qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me komandantët ushtarakë të grupeve islamike palestineze.

Kërcënimet e SHBA-së dhe Izraelit mund të jenë ekuivalente me luftën psikologjike, ose mund të synojnë që të sigurojnë aleatët e tyre të frikësuar arabë dhe t’i nxisin ata që të shpenzojnë dhjetëra miliarda dollarë më shumë për armët amerikane. Sido që të jetë, ky vit mund të jetë i frikshëm për SHBA-në dhe aleatin e tij Izraelin. Ata mund ta provojnë fatin e tyre, por rezultati nuk do të jetë aspak i kënaqshëm. Rajoni po ndryshon shumë shpejt./globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne