Kush janë ministrat që Rama sakrifikoi për Bashën

6 ministra dhe zv.kryeministri i qeverisë Rama do të largohen si pasojë e marrëveshjes mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Edhe pse paketa “McAllister” parashikonte 4 ministra teknikë, marrëveshja Rama-Basha prodhoi zv.kryeministrin dhe 6 ministra teknikë.

Ministrat që ikin:

kryetari i LSI, Petrit Vasili (i Drejtësisë)

-Fatmir Xhafaj (i Brendshëm)

-Lindita Nikolla (e Arsimit)

-Olgerta Manastirliu (e Shëndetësisë)

-Olta Xhaçka (e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë)

-Arben Ahmetaj (i Financave)

Si pjesë e marrëveshjes do të largohet edhe zv.kryeministri Niko Peleshi.

Kujtojmë se Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka dhe Olgerta Manastirliu kanë ushtruar detyrën e ministrit për vetëm dy muaj. Xhafaj zëvendësoi Saimir Tahirin, Olta Xhaçka Blendi Klosin ndërsa Olgerta Manastirliu Ilir Beqajn, më 13 mars të këtij viti.

   

   

   


 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne