Tensione të larta diplomatike SHBA-Turqi

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka akuzuar një diplomat të lartë amerikan për mbështetjen e militantëve kurdë dhe tha se ai duhet të dërgohet në shtëpi.

Ai tha se Brett McGurk, i dërguari i SHBA-ve në koalicionin kundër të ashtuquajturit ISIS, ishte duke mbështetur YPG në Siri dhe PKK –në separatiste. Ministri ishte në Uashington me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, i cili u takua me Presidentin e SHBA Donald Trump. Tensionet ishin të larta pasi Trump tha se do të mbështesë kurdët sirianë. Por nga ana tjetër, senatori amerikan John McCain, një nga zërat kryesorë të politikës së jashtme në Kongres, kërkoi të dëbojë ambasadorin e Turqisë në SHBA, pas shpërthimit të dhunës midis protestuesve dhe personelit turk të sigurisë gjatë vizitës së fundit të presidentit Tayyip Erdogan. Senatori John McCain i ftuar në programin e mëngjesit “Morning Joe”, u shpreh se Ambasadori turk në Uashington duhet te shpallet ‘person non-grata’ dhe të dëbohet nga Shtete e Bashkuara të Amerikës. “Ne duhet ta flakim ambasadorin e tyre jashtë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës … Kjo gjë nuk mund të kalojë pa përgjigje diplomatike,” tha McCain, kreu i Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, në një intervistë të enjten për MSNBC, duke shtuar se Mund të ndiqen edhe hapat ligjorë. Pasi kanë kaluar vetëm dy ditë nga ngjarjet e turpshme para rezidencës turke në Uashington, reagimet në lidhje me ngjarjen vazhdojnë të shtohen. Përveç Departamentit Amerikan të Shtetit, Ministrisë së Mbrojtjes, Komisioneve të Kongresit dhe Zyrës së Kryetarit të DC, dhjetëra senatorë dhe anëtarë të Kongresit dhe ish-zyrtarë, si dhe gazetarë dhe shkrimtarë, vazhdojnë të dënojnë personelin turk të sigurisë. Policia e Uashington DC ka deklaruar se mund të marrë një vendim për të arrestuar personat që ushtruan dhunë nga personeli turk i sigurisë./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne