Bota

Kushner i dha Princit të Kurorës Saudite lejen për të arrestuar Khashoggin

Dhëndri dhe këshilltari i Presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner i dha leje mikut të tij, sundimtarit de-fakto të Arabisë Saudite, Princit të Kurorës, Muhamed bin Salman, për të arrestuar gazetarin disident, Jamal Khashoggi para se ky i fundit të vritej brutalisht vitin e kaluar.

Revista javore britanike The Spectator raportoi se hetuesit në Komitetin e Inteligjencës së SHBA ishin në dijeni të rolit të Jared Kushner në këtë çështje dhe ishin duke planifikuar të hetojnë më tej. Kushner, një manjat i pasurive të patundshme i kthyer në këshilltar të Shtëpisë së Bardhë, dihet se ka lidhje të ngushta me bin Salman. Sipas The Spectator, inteligjenca turke përgjoi një telefonatë midis Kushner dhe bin Salman, dhe Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e përdori atë për ta detyruar Trump të tërhiqte trupat e tij nga veriu i Sirisë. Lidhjet e Kushnerit me princin e kurorës kanë qenë nën kontroll pasi u mësua se zyrtari i Shtëpisë së Bardhë po komunikonte në WhatsApp me bin Salman. Kushner thuhet se e quajti Khashoggi një “terrorist” në një intervistë me një reporter amerikan./ PT

OPINIONE