Irak, vriten dy protestues nga përleshjet me forcat e sigurisë

Dy persona kanë humbur jetën në përleshjet e së hënës midis protestuesve dhe forcave të sigurisë pranë portit kryesor irakian të Gjirit Persik, Umm Qasr.

“Dy protestues u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në dhunë”, bëri të ditur një burim në kushte anonimiteti.

Sipas dëshmitarëve, forcat e sigurisë përdorën municion të vërtetë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe rihapën portin.

Porti, i cili pranon pjesën më të madhe të importeve të grurit dhe sheqerit në Irak, ishte mbyllur nga protestuesit që nga e mërkura.

Iraku është përfshirë nga vala e dytë e protestave që nga java e kaluar kundër korrupsionit të thelluar, papunësisë dhe mungesës së shërbimeve themelore.

Sipas Komisionit të Lartë të Irakut për të Drejtat e Njeriut, të paktën 260 njerëz janë vrarë dhe 12.000 të tjerë janë plagosur që prej fillimit të demonstratave më 25 tetor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne