Erdogan: ‘Në zonën e sigurt ka ende terroristë’

Presidenti dhe njëherësh Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë.

Në fjalën e tij Erdoani iu referua edhe operacionit «Burimi i Paqes» që zhvillohet kundër organizatës terroriste separatiste YPG/PKK dhe DAESH në veri të Sirisë.

“Atyre që kishin bërë plane për ta rrethuar Turqinë me anë të organizatave terroriste ne ua dhamë përgjigjen duke i goditur terroristët brenda strofkave të tyre”,- theksoi kreu i shtetit turk.

Vendet perëndimore ashtu siç kanë heshtur në të kaluarën ndaj akteve terroriste të organizatës terroriste ASALA, në të njëjtën mënyrë vazhdojnë të heshtin edhe sot përballë sulmeve që ndërmarrin organizatat terroriste kundër Turqisë,- nënvizoi Erdoan, ndërsa shtoi se vendet perëndimore i konsiderojnë këto organizata terroriste si një instrument të përdorshëm.

Presidenti Erdoan bëri një vlerësim edhe për organizatën terroriste FETO, e cila ndërmori grushtin e shtetit më 15 korrik 2016.

“Pse mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kryeterroristi (Fethullah Gulen), i cili është strehuar në ShBA në vitin 1999. Përse vazhdojnë (amerikanët) ta mbajnë atë pavarësisht se i kanë parë dosjet me prova që u kemi dhënë? Ky kryeterrorist, FETO, është një projekt. Ai vazhdon të jetojë si një projekt mbi një sipërfaqe 400 dynymë në ShBA. Sa i rëndësishëm ishte për ju kreu i DAESH-it, i cili e hodhi veten në erë, po aq i rëndësishëm për ne edhe kreu terrorist i njohur si FETO”,- tha presidenti turk.

Erdoani nënvizoi se Turqia do ta vazhdojë luftën e saj kundër terrorizmit deri sa në tokat e Sirisë dhe Irakut të mos mbetet as edhe një terrorist i vetëm.

“Ne e dimë që ka akoma terroristë të mbetur brenda kufijve të zonës së sigurt që kemi përcaktuar. Zona nuk është spastruar ende plotësisht nga terroristët. Ata nuk mund të na mashtrojnë”,  Erdogan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne