Bota

De Mistura: Turqia dhe Rusia janë të nevojshme për zgjidhjen në Siri

De Mistura, përfaqësuesi i 3-të dhe më jetëgjatë i OKB-së në luftën civile mbi 8-vjeçare në Siri, u prononcua rreth çështjes në fjalë për televizionin amerikan “CNN”.

Ai theksoi se mbledhja e Komitetit Kushtetues dhe e palëve të tij për herë të parë në Gjenevë të Zvicrës javën e kaluar, është një zhvillim “shumë i rëndësishëm”.

I pyetur nëse janë me të vërtetë sirianët ata që po udhëheqin Komitetin Kushtetues, duke marrë parasysh influencën e Rusisë në Siri, De Mistura u përgjigj me këto fjalë: “Në luftën (civile) siriane u përfshinë 15 shtete në 8 vite dhe të gjitha kanë influencë mbi palët. Rusia dhe Irani kanë influencë sidomos mbi qeverinë, ndërsa Turqia dhe të tjerët mbi opozitarët. Dhe kur paraqitet një problem, ne jemi të detyruar t’i besojmë Rusisë dhe Turqisë për të bindur palët që të mos prishin bisedimet.”

Duke nënvizuar se roli i Rusisë në Siri është “shumë i rëndësishëm”, ish-përfaqësuesi special i OKB-së për Sirinë, i cili dha dorëheqjen nga ky mision në vitin 2018, sqaroi se ndërhyrja ushtarake ruse në këtë vend ndryshoi plotësisht ekuilibrat dhe “rregullat e lojës”.

Staffan de Mistura vlerësoi se Rusia nuk dëshiron ta marrë përsipër rindërtimin e Sirisë, pasi nuk do ta bënte dot vetëm këtë gjë, prandaj është një pjesë e procesit politik dhe përpiqet fuqishëm në këtë drejtim./trt

OPINIONE