Ky është biznesmeni nga Fieri, u vra në tentativë për të ndaluar grabitjen

Agur Vrenozi është biznesmeni nga Fieri i cili ndërroi jetë sot në spitalin e Traumës në kryeqytet. Ai mbeti i plagosur një ditë më parë në përpjekje për të ndaluar grabitjen e pikës së këmbimit valutor. Bashkë me të mbeti i plagosur dhe pronari i exchange-it.

Tre autorët e ngjarjes u arrestuan pak orë më vonë nga ana e Policisë, në përpjekje për t’u larguar së bashku me çantën e parave që kishin marrë. Tre autorët e grabitjes me pasojë vdekjen janë: Zini Fyraj, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë. Lulëzim Demiraj, banues në Vajzë, Vlorë, Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne