“Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së, që pritet të jetë kryeministër i ardhshëm i Maqedonisë, në një intervistë për një media të Serbisë ka kundërshtuar votimin “Pro” të Maqedonisë në lidhje me trashëgiminë kulturore në UNESCO, duke thënë se atje është zemra e Serbisë. Si i komentoni këto deklarata?’
Asnjë nga institucionet kryesore të Kosovës, nuk dha ndonjë përgjigje deri në këto çaste. Nga zyra e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, na thanë se zakonisht, nuk prononcohet për çështje që nuk ndërlidhen me punën e Kuvendit. Na sugjeruan që të kontaktojmë zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, por edhe nga Kryeministria, nuk morëm asnjë prononcim për deklaratën e Zoran Zaevit. Ndërkohë, nga Lëvizja VETËVENDOSJE thanë se nuk kanë mundësi që sot të kthejnë përgjigje.
E nga ana tjetër, për këtë çështje vetë u prononcua Behgjet Pacolli, presidenti i AKR-së.
Pacolli e ka krahasuar këtë deklaratë me artin, që mund të definohet edhe si një gënjeshtër e bukur e cila na ndihmon ta njohim të vërtetën.
Ai pohimet e kreut të LSDM-së i ilustron me fjalët: ‘Ky Zaevi do të na dalë kapuç me mëngë’.