Laboratori i drogës në Skrapar, ja policët e shkarkuar

Një ditë pas zbulimit të laboratorit ku dyshohej se prodhohej lëndë narkotike kanabis sativa vijën dhe ndëshkimet në radhët e policisë.

Drejtori i Përgjithshëm për Sigurinë Altin Qato doli sot në një konferencë për median për të njoftuar përjashtimet nga radhët e policisë së komisariatit të Skraparit dhe procedimet disiplinore në drejtorinë vendore të policisë së Beratit.

Janë tre punonjës me detyrë specialistë në komisariatin e Skraparit që janë përjashtuar nga radhët e policisë së Skraparit. Ndërsa ka nisur hetim disiplinor për 8 shefa seksionesh përfshi dhe drejtuesin e parë të Drejtorisë vendore të Policisë Berat, Fatmir Lleshaj dhe sehfin e komisariatit të policisë Skrapar, Ferdinand Dusho.

Përjashtohen për shkelje të rënda

Nënkomisar Sokol Çeçaj me detyrë specialist për krimet në seksionin për krimet në komisariatin e policisë Skrapar

Inspektor Xhelil Seferasi, me detyrë ndihmës specialist në seksionin për rendin në komisariatin e policisë Skrapar.

Inspektor Leonard Lajthia me detyrë specialist për rendin në seksionin për krimet në komisariatin e policisë Skrapar

Filloi hetimi disiplinor për:

Nënkomisar Krenar Capollari me detyrë Shef seksioni, specialist në seksionin për rendin në komisariatin e policisë Skrapar

Komisar Ibrahim Maksuti me detyrë Shef seksioni për krimet në komisariatin e policisë Skrapar

Kryekomisar Ferdinand Dusho me detyrë Shef komisariati i policisë Skrapar

Nënkomisar Artan Musaj me detyrë Shef seksioni, specialist në seksionin për hetimin e narkotikëve në drejtorinë vendore të policisë Berat

Komisar Enea Kaci, me detyrë Shef sektori specialist në sektorin për krimet në drejtorinë vendore të policisë Berat

Komisar Edit Hazizaj me detyrë Shef sektori, specialist në sektorin për hetimet e trafiqeve dhe narkotikëve në drejtorinë vendore të policisë Berat

Drejtues Ferdinand Zero, me detyrë zv/ drejtor në drejtorinë vendore të policisë Berat

Drejtues i parë Fatmir Lleshaj, i Drejtorisë vendore të Policisë Berat

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne