“Lajm i madh”, ambasadorja Yuri Kim: Shqipëria bëhet me Gjykatë Kushtetuese, plotësohet 1 kusht për integrimin!

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas dekretimit të anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese, Përparim Kalo, duke e bere këtë gjykatë funksionale.

Ambasadorja Kim e cilëson ete një lajm të madh, ndërsa thekson se pas tre vitesh Shqipëria bëhet me Gjykatë Kushtetuese.

“Lajm i madh. Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Përparim Kalon si anëtar të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të marrë neser detyrën, do të plotësohet kuorumi. Shqipëria do e përmbyllë 2020 me Gjykatë Kushtetuese funksionale, duke i dhene fund thuajse 3 vite pa të. Ky është hap i madh. Le të vazhdojmë perpara. Ky është rezultat i veprimit urgjent nga udhëheqësit, në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias. Me një Gjykatë Kushtetuese funksionale, Flamuri i Shqipërisë tani plotëson 1 nga 2 kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ky është një hap gjigand përpara. Urime për popullin e Shqipërisë! Le të vazhdojmë të ecim përpara”, thekson ambasadorja Kim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne