Dyshemeja e Koloseut do të rindërtohet për një shifër marramendëse

Qeveria italiane është në kërkim të disa inxhinierëve për të rinovuar dyshemenë e Koloseut në Romë, për ta rikthyer atë në pamjen fillestare.

Projekti mësohet se do të ketë një buxhet prej 18.5 milion euro dhe puna është parashikuar të nisë vitin tjetër.

Sipas projekteve paraprake, nën dysheme do të ketë ashensorë dhe shkallë të nëndehshme.

Ministri i Kulturës Dario Franceschini ka kërkuar një kusht të rëndësishëm për fituesin e kësaj gare të hapur, që i gjithë ndërtimi të jetë hermetik dhe të mos depërtojë uji. Në këtë mënyrë dyshemeja e re e Koloseut do të jetë më afatgjatë.

Franceschini tha gjithashtu se në këtë skenë që pas rindërtimit të dyshemesë, priten të mbahen teatro, koncerte dhe evente kulturore.

Oranews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne