Ikin kinezët, Kastrati Group edhe aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Rinasit

Kastrati Group ka nisur negociatat për të blerë aksionet e kompanisë kineze, ‘Real Fortress Private Limited’ që menaxhon aktualisht koncesionin e Aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Burimet bëjnë me dije se palët janë në diskutime dhe transaksioni pritet të përfundojë gjatë javës së ardhshme.

Në prill të vitit 2016 grupi kinez, China Everbright njoftoi se kishte nënshkruar blerjen me 82.25 milionë euro me aksionerët që morën Rinasin në vitin 2004 me një afat 20 vjeçar, përmes filialit të saj “Real Fortress Private Limited”, një kompani offshore me seli në Singapor.

Në atë kohë dhe qeveria shqiptare u përfshi në bisedime për ndryshimin e disa pikave të koncesionit, ku kompania që administronte Rinasin nuk do të kishte me të drejtën ekskluzive mbi aeroportet.

Menjëherë pas kësaj u krijua mundësia për hapjen e pistës në Kukës si dhe nisjen e garës për ndërtimin e aeroportit të Vlorës

Në shkëmbim të kësaj koncesioni i Rinasit u zgjat deri ën vitin 2027 dhe nëse do të bëhet e mundur që dhe në qytetin bregdetar të ulen avionë, TIA mund të marrë 2.5 vjet të tjera shtesë në kontratë. Negociata janë zhvilluar dhe mbi uljen e tarifave, pasi nga auditimet ka rezultuar se kompania koncesionare ka fituar më shumë të ardhura nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar, por deri më tani nuk ka pasur dakordësi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne