Policia e Kosovës ka arrestuar sot fallxhorin Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, pas disa orë bastisjeje në shtëpinë e tij në Prizren.
Gjatë arrestimit, fallxhor Burdushi i kërkoi policisë që të mos e lidhnin, por policët nuk e përfillën kërkesën e tij.
Në pamjet që publikoi Gazeta Express gjatë arrestimit, fallxhor Burdushi dëgjohet duke i thënë policisë “keni mujtë mos me më lidhë, e me më ftu në mënyrë ligjore”.
Policia dhe Prokuroria në shtëpinë e fallxhorit kosovar ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona dhe vula.
