Lajmërim lidhur me “Paracetamolin vrasës”

Ministria e Shendetësisë në Kosovë ka dalë me një deklaratë lidhur me shkrimet në media se gjoja një lloj i prodhimit të ilacit të njohur Paracetamol përmban një substancë vdekjeprurëse.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Shëndetësisë, në tregun e Kosovës nuk qarkullon një produkt i tillë, dhe se këtë e kanë konfirmuar për ministrinë, agjencia kosovare për produkte dhe pajisje mjekësore.

Ministria e Shëndetësisë poashtu ka thënë se inspektorët përgjegjës po monitorojnë shitjen dhe marketingun e ilaceve.

Por megjithatë, janë të panumërta rastet kur në farmaci gjenden produkte që nuk kanë etiketën e MSH-së. Kjo situatë është mjaft shqetësuese, duke qenë se askush nuk merr përgjegjësi nga ndonjë incident i mundshëm.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne