Lajmi i Fundit/ Dy të plagosur me kallashnikov në Vlorë. Zbulohet emri i parë

Atentat mafioz. Vlora nuk mund të gjejë qetësi asnjëherë.

Dy të plagosur rëndë mëngjesin e sotëm, pas të shtënave me kallashnikov.

Nga ajo që raportojnë burime policore, dy personat e plagosurit ishin brenda në autoveturën e tyre tip “Benz” me targa VL 63 68 C, teksa po dilnin na një pikë karburanti (ALPET) në rrugën Transballkanike.

Një nga prej dy të plagosurve është djali i Baftjar Llanajt (60 vjeç), i ekzekutuar më 15 qershor 2011, në afërsi të Selenicës, në vendin e quajtur “Bishti i Malit”.

Në atë atentat, mbeti i plagosur rrëndë edhe Sako Xhaferi (nga Selenica). Vrasja e Baftjar Llanajt u klasifikua për hakmarrje.

Policia është duke këqyrur vendin e ngjarjes, teksa ka inventarizuar 20 gëzhoja kallashnikovi model 56.

Aktualisht është hartuar një listë paraprake me të dyshuarit e parë.

(në përditësim)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne