Lajmi i Fundit/ Tragjedi në Unazën e Madhe: Përplasja mes dy makinave dhe motorit i merr jetën 38-vjeçarit

Një aksident tragjik ka ndodhur në Unazën e Madhe të Tiranës, ku si pasojë e një përplasjeje të trefishtë mes dy makinave dhe një motoçiklete ka humbur jetën një person.
Sipas burimeve, viktima është 38-vjeçari O.Xh, i cili drejtonte motorrçikletën.

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe 1 motomjet. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit, shtetasi O. Xh., rreth 38 vjeç.

Drejtuesit e 2 automjeteve shtetasit Gj. L dhe A. Sh, ndodhen në vendin e ngjarjes për veprime të metejshme proceduriale, ndërkohë Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne