Lali Eri bën namin, aktivitetet që na ndryshuan jetën përgjithmonë

Itinerari i Bashkisë së Tiranës:

Mbjellje pemësh. Mësimi i teknikave të mbajtjes së lopatës gjatë mbjelljes së pemës. Përurimi i një këndi lojrash në Vaqarr. Vrasja e qenve të rrugës.

Prishja e disa ndërtesave për t’i hapur rrugë stacionit të autobusit (mundësisht i një autobuzi ku të jepet rasti që të futësh duart ngado, e të shpalosësh perversitetin tënd subkoshiencial).

Reklamimi në Facebook i fushave multisportive në kodrat e Parkut të Liqenit, të cilat nuk e di si do ja bënim po të mos ishin.

Mbjellja e 10 mijë fidanëve në Vaqarr.

Prishja e disa ndërtesave të shëmtuara, falë shyqyr zotit ndërhyrjes së Bashkisë.

Hapja e disa zyrave që qytetarët të mos presin në radhë… Ekuivalente me shtimin e numrit të karrigeve në mënyrë që qytetarët të presin ulur.

Përqafimi i ndonjë fëmije nga Lali Eri, për t’u postuar më pas në Facebook. Por nga java në javë ai tregohet kreativ dhe përqafimi bëhet në ambiente të ndryshme, një herë në natyrë, një herë në ndonjë kopsht , një herë në ndonjë administratë.. I kombinon mirë, ka gusto. Kur nuk ka fëmijë për të përqafuar, përqafon ndonjë qen rruge të cilin e vret në darkë në kuadër të nismës “Tirana e pastër”.
Riparimi i humbjes së ujit në kryqëzimin e Rr. “Bardhyl” dhe “Hoxha Tahsim”.

Lali Eri bën albitrin në ndonjë ndeshje volejbolli të nxënësve të tetë-vjeçes por pa përqafime pas ndeshjes. Këtu arrin maja e punës së Bashkisë në kryeqytet .

Vendosja e llambave ndriçuese në disa dimensione paralele.

Mbjellje pemësh prapë.

Përtej kësaj fasade, me mbjelle pemësh dhe gjelbërim që kap shifra ekstreme në përmendjet e Lali Erit, Tirana mbetet një vend me ndotje të lartë dhe gjithnjë në rritje.

Përtej faktit të përmendjes së shtimit të rrugëve , përmirësimit të kanalizimeve apo ndërrimit të llambave, sapo kalon qendrën Tirana nuk është më kryeqytet. Sapo kalon qendrën Tirana duket si çdo qytet tjetër i zakonshëm me rrugë të prishura me baltë, gropa, puseta të hapura dhe pa ndriçim.

Fasada, fjongot rozë, përqafimet e Lalit, llambat e ndërruara etj, nuk na kanë rregulluar cilësinë e jetesës në Tiranë e as na e kanë lehtësuar atë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne