Shqiperia

Washington Times/ Qeveria e Tiranës mbështetet nga makineria anti-Trump. Fleckenstein tregoi arrogancën e BE-së kundër protestës

Washington Times: Rama mbështetet nga makineria anti-Trump

Nga L. Todd Wood, Washington Times

Kemi shkruar gjerësisht gjatë viteve të fundit në lidhje me agjendën e globalistëve në Ballkan dhe afërsinë e qeverisë së Edi Ramës me organizatën e George Soros, një kampion kryesor i kësaj agjende. Madje edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel ka dalë kundër propozimit për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë – që supozohet se do bëhet për të rregullohet kufijtë etnikë në rajon – me arsyetimin se kjo mund të përfundojë duke i bërë gjërat shumë më keq. Ngjarjet në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, gjatë javëve të fundit, ofrojnë një këndvështrim të qartë, se si ky mentaliteti i ofruar nga miliarderi liberal amerikan dhe aleatët e tij ndikon në vendet e dobëta të Evropës Lindore dhe në mbarë botën. Teksa reforma gjyqësore në Shqipëri vetëm sa ka dështuar, duke lejuar oligarkët e korruptuar në vend, që të miratojnë ligjet që duan në parlament, pavarësisht nga procedurat kushtetuese, qeveria e Ramës tani është në krizë. Prokurorët shqiptarë kanë zbuluar disa përgjime audio të zyrtarëve qeveritarë që manipulojnë zgjedhjet e fundit në dëm të opozitës. Në përgjigje, anëtarët e Partisë Demokratike në opozitë kanë dhënë dorëheqjen nga mandatet e tyre, ndoshta duke e lënë qeverinë pa kuorum. Globalistët e Brukselit kanë paralajmëruar, se kjo mund të pengojë hyrjen e Shqipërisë në BE. Fryma e dhunës është ngritur nga e majta për të margjinalizuar përpjekjet politike të opozitës. Mijëra shqiptarë kanë demonstruar në rrugët e Tiranës, duke kërkuar ‘Rama ik’. Çfarë bën makineria politike e Edi Ramës në këtë situatë? Përse të mos nxjerrë në pah metodat shtypëse të komunizmit? Këtë javë, një angleze që jeton në Shqipëri, teksa shkruan në Exit.al, është etiketuar – e keni gjetur – si agjente ruse. Arsyetimi për këtë është, se ajo bëri një koment për faqen ruse RT për protestat antiqeveritare që po shtohen. Autorja, Alice Taylor, u përgjigj duke thënë se e kanë quajtur shumë gjëra në jetë, por kurrë agjente ruse. “Shpifjet dhe fyerjet janë të paligjshme këtu dhe jashtë vendit, këto janë çështje që duhet të merren shumë seriozisht nga Bashkimi Evropian,” tha ajo. “Gënjeshtrat që janë propaganduar rreth meje gjatë orëve të fundit janë mjaft tronditëse për një vend dhe një qeveri që dëshpërimisht kërkon të konsiderohet si evropiane”. Është e dukshme se të njëjtët arkitektë të narrativës ‘përplasja Trump-Rusia’ në mediat kryesore të Perëndimit duket se e këshillojnë makinerinë politike të Ramës prapa skenave në Shqipëri. Raportuesi i posaçëm i Parlamentin Evropian për Shqipërinë, Knut Fleckenstein, tregoi arrogancën e BE, kur ai dënoi popullin shqiptar, pse po ngrihet kundër një qeverie të korruptuar. “Po e humbas durimin tim me pozicionin e deputetëve të opozitës,” tha Fleckenstein. “Protestat duhet të jenë paqësore. Imazhet e protestave vonojnë integrimin”. Meqë ra fjala, nuk ka pasur dhunë. Kishte vetëm një spektër fantazmë të dhunës, një narrativë e ëndërruar nga ata që janë në pushtet dhe që duan të qëndrojnë në pushtet. Është koha që Perëndimi të mos mbyllë sytë para sjelljeve të këqija nga qeveritë në Evropën Lindore si pjesë e një fushate për ryshfetin që të hyjnë në NATO dhe për t’u bërë pjesë e tregut të BE-së. Alice Taylor nuk është agjente ruse. Ajo është një grua në vendin e saj të adoptimit, që thjesht është e shqetësuar për njerëzit që ka ardhur për t’i dashur.

OPINIONE