Lamallari raporton në Komisionin e Ligjeve: Në 2024, u sekuestruan 60% më shumë pasuri të ardhura nga krimi se në 2023

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari po raporton në Komision për raportin vjetor të këtij institucioni mbi gjendjen e kriminalitetit gjatë vitit 2024.

TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari po raporton në Komision për raportin vjetor të këtij institucioni mbi gjendjen e kriminalitetit gjatë vitit 2024. Lamallari tha se gjatë vitit 2024 kemi rritje të numrit të hetimeve të nisura kryesisht. Ministri tha se në 2024 janë sekuestruar 60% më shumë pasuri të ardhura nga krimi krahasuar me vitin 2023.

“Kemi një rritje të numrit të hetimeve të nisur kryesisht, kemi rritjen më të lartë të hetimeve proaktive gjatë 2024, që është shoqëruar me hetime paralele pasurore. Kemi vlerë domethënëse të pasurive të konfiskuara që përkon me 60% si rritje në raport me një vit më parë, shtim të hetimeve dhe rezultateve konkrete me të pandehur edhe në çështje të korrupsionit. Bashkëpunimi me ndërkombëtarët është e një rëndësie të veçantë, për vetë rëndësinë që ka për dimensionin gjeopolitik, të sigurisë, tendencave kriminale që kërcënojnë jo vetëm Shqipërinë, por edhe më gjerë. Janë të një rëndësie jetike jo vetëm për Shqipërinë, por për çdo vend”, tha Lamallari.  

Ministri po raporton në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Administratën Publike me Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale./shqiptarja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne