Larixhani: Plani i ashtuquajtur akordi i shekullit, rezultat i përçarjes së vendeve islame

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit vuri në dukje planin ati-palestinez të ashtuquajtur “akordi i shekullit” dhe deklaroi se ky plan fals dhe mashtrues është rezultat i përçarjes së vendeve islame që i ka dhënë mundësi regjimit sionist dhe Amerikës të kryejnë një krim të tillë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se plani “akordi i shekullit” që është paraqitur nga qeveria e Amerikës, përfshinë aneksimin e plotë të Kodsit të shenjtë dhe kolonive sionist në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në territoret e pushtuara nga regjimi sionist dhe shkeljen e plotë së drejtës së kthimit për refugjatët palestinezë.

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se sot (të martën) do të prezantojë planin e ashtuquajtur “akordi i shekullit”.

Ali Larixhani, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit të martën në seancën e Parlamentit deklaroi: “Amerika ka paraparë programe më të gjera komplotiste për myslimanët dhe që në kuadër të planit mashtrues “akordi i shekullit”, t’i poshtërojë të gjithë myslimanët”.

Larixhani shtoi: “Amerikanët së shpejti do të shikojnë pasojat e këtyre veprimeve. Politika aktuale e Amerikës është përballja e gjithanshme me popullin e Iranit dhe krijimin e zhgënjimit dhe pesimizmit dhe përçarjes, mirëpo populli dhe autoritetet e Republikës Islamike të Iranit me unitet do të neutralizojnë të gjitha komplotet e armiqve”./PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne