Latif Mustafa: Hyrja e Lëvizjes Besa në qeveri legjitimon çdo krim të BDI-së

Njohësi i rrethanave politike, Latif Mustafa ka komentuar aktualitetin politik në Maqedoni dhe situatën rreth asaj se Lëvizja Besa a do të duhet tani të futet në qeveri ose jo.

Sipas Mustafës, hyrja e Lëvizjes Besa tani në qeveri do të legjitimonte secilin krim të BDI-së.

 

“Është shumë e thjeshtë. Hyrja e Besës në qeveri:

 

  1. Legjitimon çdo krim të BDI-së,
  2. Miraton inkosekuencën e deritanishme e LSDM-së dhe historikut të saj dhe
  3. Kthen përmbys gjithçka që ajo (Besa) ka ndërtuar përmes diskursit të saj kritik ndaj zhvillimeve politike në dy dekadat e fundit.

 

Mos hyrja e Besës në qeveri e dëshmon të kundërtën e këtyre më lartë. Zaevi, nuk është profet i shqiptarëve. “, shkroi Mustafa./Tetova1

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne