Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpiqen të formojnë një fuqi alternative në Siri.
Minsitri Lavrov, në konferencën për shtyp të dhënë në Selinë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, iu përgjigj pyetjeve në lidhje me rendin e ditës.
Ai u shpreh në lidhje me krijimin e një ushtrie terroriste nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikë, ushtri kjo që përbëhet nga organizata separatiste terroriste PKK dhe degës së saj PYD/YPG në Siri dhe tha se janë të shqetësuar nga deklaratat kontradiktore që bëhen nga Amerika në lidhje me këtë çështje.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpiqen të formojnë një fuqi alternative në veri të Sirisë dhe kjo bie ndesh me premtimet e bëra më parë në lidhje me tërësinë territoriale të Sirisë” u shpreh Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov./ trt