Merren lejet e nevojshme për ndërtimin e linjës së dytë të Rrymës Turke

Gjigandi rus i energjisë, Gazprom deklaroi se janë marrë lejet e nevojshme për ndërtimin në ujërat territoriale të Turqisë, në kuadër të linjës së dytë të projektit të ndërtimit të gazsjellësit Rryma Turke.

Në deklaratën e bërë nga Gazprom theksohet se ndërtimi i projektit Rryma Turke vazhdon në përputhje me kalendarin e përcaktuar.

Duke bërë të ditur se krahas ujërave territoriale të Rusisë dhe Turqisë, deri më sot në Detin e Zi është shtrirë edhe tubacioni 760 kilometra i gjatë, në deklaratë nënvizohet se: “Pjesa e ndërtimit në tokën e Rusisë është drejt fundit. Ndërkohë, në kuadër të projektit në Turqi, filloi ndërtimi i terminalit ku do të merret gazi natyror. Janë marrë lejet e nevojshme për ndërtimin e linjës së dytë në zonën ekonomike ekskluziv dhe ujërat territoriale”.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se pas lejes së marrë nga qeveria turke, të dyja linjat që planifikohen të ndërtohen në kuadër të projektit, pritet të fillojnë aktivitetin përpara fundit të vitit 2019.

Rryma Turke, duke lidhur linjën e shpërndarjes së gazit natyror të rezervave gjigande në Rusi me Turqinë, do të jetë një burim i sigurt energjie për Evropën Jugore dhe Juglindore.

Linjat e gazsjellësit do të zbresin nën det në afërsi të qytetit Anap në buzëdet të Rusisë dhe do të dalin në bregdet në Turqi në Këjëkëj (Kıyıköy), 100 kilometra larg Stambollit.

Linja gazsjellëse Rryma Turke me kapacitet 31,5 miliardë metra kub gaz natyror në vit, do të përbëhet nga dy tubacione gazi natyror që do të shtrihen paralel përgjatë 930 kilometrave në Detin e Zi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne