Arabia Saudite i sugjeron gjykatësit amerikan mos shqyrtimin e padive kundër Riadit rreth sulmeve të 11 shtatorit

Arabia Saudite ka kërkuar nga gjykatësi amerikan që të mos shqyrtojë paditë e paraqitura rreth rolin të këtij vendi në sulmet e 11 shtatorit.

Burimet informative kanë njoftuar se Riadi zyrtar së fundi ka kërkuar nga gjykatësi amerikan që të mos shqyrtojë paditë e ngritura kundër mbështetjes së Arabisë Saudite ndaj autorëve të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001 në Amerikë. Njëkohësisht me këtë, avokatët saudit në Amerikës kanë pretenduar se zyra federale për hetime dhe CIA në Amerikës deri më tani nuk kanë arritur të gjejnë dëshmi të forta për të dëshmuar mbështetjet e Riadit ndaj autorëve të sulmeve të 11 shtatorit. Kjo është në kohën kur avokatët e familjeve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit pohojnë se Arabia Saudite nëpërmjet tre institucioneve bamirëse ka financuara grupet terroriste. Më 11 shtator të vitit 2017 dhe në 17 vjetorin e sulmeve terroriste në Kullat Binjake të Amerikës, gazeta amerikane “New York Times” ka bërë të ditur zbulimin e një dokumenti të ri që tregon rolin e ambasadës së Arabisë Saudite në Amerikë në sulmet e 11 shtatorit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne