Lavrov: Arabia Saudite mbështet bisedimet në Astana

Në një konferencë shtypi me homologun e tij jordanez, Ministri i Jashtëm rus vuri në dukje se Arabia Saudite mbështet bisedimet në Astana.

Sipas mediave jordaneze, Sergei Lavrov në një konferencë shtypi me homologun e tij jordanez, Ajman al-Sefadi, tha: “Ne kemi pikëpamje të përbashkëta me Jordaninë përsa i përket nevojën për të ndaluar gjakderdhjen në Siri dhe për të filluar një operacion të vërtetë për të zgjidhur krizën brenda kornizës së rezolutës së OKB-së. Ai shtoi: “Çdo palë që është e pranishme në Siri pa pëlqimin e Damaskut ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe është e paligjshme”.Lavrov tha gjithashtu: “Ne u pajtuam me Jordaninë për zgjidhjen e çështjes së Palestinës, si dhe forcimin e koordinimit në luftën kundër terrorizmit. Ministri i Jashtëm rus tha se disa vende në koalicionin ndërkombëtar po kërkojnë mbështetje për Frontin Nusra, por shtoi këto përpjekjeve të koalicionit për të mbështetur Frontin Nusra në Siri janë të papranueshme. Lavrov tha se Arabia Saudite është serioze për zgjidhjen e krizës siriane dhe mbështet bisedimet e Astanas./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne