Lavrov dhe Çavushoglu bisedojnë për konfliktin sirian

Kryediplomati turk, Mevlut Çavushoglu dhe ai rus Sergey Lavrov zhvilluan një bisedë telefonike në lidhje me zhvillimet e fundit në procesin e zgjidhjes politike siriane.

Ministria ruse e Punëve të Jashtme njofton se Çavushoglu dhe Lavrov shkëmbyen mendime për përpjekjet që ata bëjnë në kuadrin e formatit të Astanas.

“Ministrat ritheksuan angazhimin e ndërsjelltë dhe qasjet e përbashkëta në luftën kundër elementëve terroristë në Siri, në mënyrë që situata të stabilizohet sa më parë dhe vendi të ecë përpara në zgjidhjen e saj politike”, tha Ministria ruse.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne