Bota

Lavrov i përgjigjet Polonisë në lidhje me Iranin

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov u shpreh se programi për zhvillimin e një seance kundër Iranit në Poloni është shqetësuese, duke shtuar se: “Kjo seancë është në përputhje me përpjekjet e Amerikës për të penguar Iranin.”

Sipas lajmit të IRNA, në një deklaratë të bërë në konferencën e parë për shtyp për vitin 2019, Lavrov u shpreh se: “Seanca anti-iraniane e planifikuar për t’u mbajtur në Varshavë është thjesht një plan nën komandën e Amerikës.”

Lavrov kritikoi Poloninë për lejimin e një seance të tillë, duke u shprehur se: “Rreth 50 ministra të jashtëm janë të ftuar në seancën e Varshavës, por ata nuk kanë asnjë rol në deklaratën përfundimtare dhe janë vetëm dëgjues.”

Duke iu referuar programit raketor të Sirisë, Jemenit dhe Iranit, Ministri i jashtëm rus u shpreh se ‘çështja më e rëndësishme e rajonit është çështja e Palestinës dhe Izraelit, por kjo çështje në seancë është injoruar’.

Duke reaguar ndaj lojës së Amerikës në Poloni, Ministri i Jashtëm iranian Muhammad Jawad Zarif tha në Twitter se: “Irani ka qenë gjithmonë i fortë dhe ata që kanë ardhur kohët e fundit në shfaqjen e lojërave të Amerikës ose kanë vdekur ose janë tërhequr nga tregu duke humbur statusin e tyre.”

Burimi : Rast Haber/ ML

OPINIONE