Kuvendi nis pasdite sesionin e ri, ja çfarë do të ndodhë

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 17:00 në seancën plenare, që shënon hapjen e Sesionit të IV të Legjislaturës së IX të Kuvendit të Shqipërisë.

Në këtë seancë, ndër të tjerat, do të bëhet votimi i dekretit të Presidentit për shkarkimin nga detyra të Ditmir Bushatit dhe emërimin në vend të tij të Kryeministrit Edi Rama, si Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme.

Tashmë Rama do të votohet në Kuvend dhe do të përballet me Ilir Metën në Presidencë ku i duhet të betohet se do të kryejë detyrën me përkushtim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne