Bota

Lavrov kritikon kundërshtimin e kryerjes së hetimeve për sulmet kimike në Khan Shejkhun

Ministri i jashtëm i Rusisë ka deklaruar se kundërshtimi i propozimit të Rusisë dhe Iranit në Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike për kryerjen e hetimeve në lidhe me pretendimet e përdorimit të armëve kimike në rajonin Khan Shejkhun provincën Idlib të Sirisë është bërë me qëllim që të përqendrohet vëmendje në idenë e nevojës së ndryshimit të sistemit shtetëror në Siri.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Sergei Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të premten në takim me Wang Ji, ministrin e jashtëm të Kinës, deklaroi: “Dje propozimi i përbashkët i Rusisë dhe Iranit për inspektimin e ekspertëve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike në vendet të cilat dyshohen se janë përdoruar armë kimike në Siri, është hedhur poshtë nga delegacionet e vendeve perëndimore pa paraqitjen e kurrfarë argumenti”. Lavrov shtoi: “Përhapja dhe publikimi i informacioneve të rrejshme dhe të pavërteta për përdorimin e armëve kimike nga ana e qeverisë së Sirisë, është një armë që nëpërmjet saj synohet të shtrembërohet opinioni publik nga zbatimi i rezolutës 2254 të KS të OKB në të cilën është theksuar zgjidhja politike e krizës në Siri me pjesëmarrjen e të gjitha palëve siriane. Qëllimi i kësaj politike është që të kthehet përsëri ideja rrëzimin e qeverisë së Damaskut”./ PT

OPINIONE

INTERVISTA