Lavrov: Mos u shqetësoni, do t’u përgjigjemi

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov e vlerëson si një “vrazhdësi të madhe” dëbimin e diplomatëve rusë nga shtetet anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ai tha se Rusia do t’i përgjigjet këtij veprimi.

Lavrov në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në lidhje me dëbimin e diplomatëve rusë nga shtetet e BE-së dhe të NATO-s.

Duke rikujtuar se më parë janë dhënë deklarata në lidhje me këtë çështje nga ministria dhe Kremlini, Lavrov thotë se nuk do të lënë pa përgjigje veprimet e shteteve evropiane.

“Mos u shqetësoni, do t’u përgjigjemi. Askush nuk dëshiron të durojë ndaj kësaj vrazhdësie të rëndë”, tha Lavrov.

Ai thekson se Washingtoni po e përdorë dëbimin e diplomatëve si një mjet të presionit dhe të shantazhit në arenën ndërkombëtare.

Dje disa shtete anëtare të BE-së dhe NATO-s akuzuan Rusinë si përgjegjëse për helmimin me gaz kimik të ish-agjentit rus Sergey Skripal dhe vajzës së tij në Britani të Madhe. Këto shtete morën vendim për dëbimin e një numri të madh të diplomatëve rusë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne