Zbardhet shkaku pse Tsipras bojkotoi Ramën

Më 8 prill në Korçë pritej të zhvillohej takimi Rama- Tsipras, takim i cili do të vendoste “pikat mbi i” për shumë çështje pezull mes dy vendeve.

Ndër çështjet që pritej të diskutohej dhe firmosej ishte edhe falja e 12 miljeve detare shtetit helen, por edhe për ligjin e luftës.

Por diçka ndryshoi, dhe mediat greke theksojnë se Tsiprias nuk do të vijë në Shqipëri.

Ky anullim vizite vjen pas takimit të rrufeshëm që Rama ka pasur me homologun e tij turk, Erdogan.

Takimi mes Ramës dhe Erdogan vjen në një kohë ku mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur ndjeshëm tonet në kufirin detar mes dy shteteve.

“Para vizitës së Ramës në Stamboll, të gjithë dukeshin të bindur se marrëveshja për kufirin detar ishte fakt i kryer.

Por pas vizitës në Stamboll dhe takimit me Erdogan, Rama më shumë dhe më pak Bushati sugjerojnë se marrëveshja nuk mund të pagëzohej gjatë Pashkëve në Korçë.

Athina po monitoron nga afër lëvizjet e qeverisë shqiptare ndërsa negociatat janë të ngrira”- shkruan “Himara.gr”.

Mediat greke theksojnë se ishte pikërisht lëvizja e kryeministrit Rama drejt Turqisë që ngriu marrëveshjen mes dy vendeve fqinje.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne