Lavrov: Moska dhe Teherani kanë qëndrime të njëjta ndaj krizës së Katarit

Ministri i punëve të jashtme të Rusisë deklaroi se Moska dhe Teherani në lidhje me tensionet e krijuara mes vendeve arabe dhe Katarit, kanë qëndrime të njëjta.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Sergej Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, në një prononcim për gazetarë, vuri në dukje takimin e tij me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit në Astana të Kazakistanit dhe deklaroi: “Moska dhe Teherani janë të sigurta se kriza e Katarit mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet dialogut”. Lavrov shtoi: “Teherani dhe Moska kërkojnë zgjidhjen e krizës së Katarit në tryezën e bisedimeve në mënyrë që të gjitha shqetësimet të zgjidhen nëpërmjet dialogut”. Vlen të theksohet se pas vizitës së Donald Trump, presidentit të Amerikës në Arabinë Saudite, Arabia Saudite dhe disa vende të tjera arabe kanë ndërprerë marrëdhëniet me Katarin me pretekst se Doha po mbështet terrorizmin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne