Lavrov paralajmëron ShBA-në për ndarjen e Sirisë

Zhvillimet e fundit në Siri, Lavrov i vlerësoi në një panel që u zhvillua në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.

Duke kritikuar nismat e ShBA-së në Siri, Lavrovi tha:

“Ndjekim me shqetësim, në veçanti masat që po ndërmarrin Shtetet e Bashkuara në terren në drejtim të ndarjes së Sirisë, konkretisht në lindje të Lumit Eufrat, në kufirin me Sirinë, Turqinë dhe Irakun. Me sa duket, ShBA-ja ka nevojë për hapa të tillë që do të rikonfirmojnë bindjen se qëllimi i vetëm i ShBA-së në Siri është lufta kundër DAESH-it”,- tha shefi i diplomacisë ruse.

Lavrovi i bëri thirrje ShBA-së për të mos ndërmarrë hapa afatshkurtër në Siri në shërbim të nevojave të saj të përditshme politike.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ndërmarrin hapa drejt ndarjes së Sirisë duke përdorur PKK/KCK/PYD-YPG. Kjo ishte ajo që shkaktoi edhe tensionimin e marrëdhënieve me Turqinë. Ne i ftojmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos luajnë me zjarrin. Ne bëjmë apel për ndërmarrjen në Siri të nismave që marrin parasysh interesat afatgjata të popullit sirian, duke përfshirë edhe kurdët”, theksoi Lavrov.

Një mbështetësi të organizatës separatiste terroriste PKK që i ndërpreu fjalimin, Lavrovi i këshilloi që të mos lëshojë parulla, dhe tha: “Ne nuk e vlerësojmë si të drejtë përdorimin e kurdëve sipas qëllimeve gjeopolitike të disa lojtarëve”.

Lavrov theksoi gjithashtu se ShBA-ja duhet të tërheqë menjëherë trupat që ka në jug të Sirisë.

“Në zonën e sigurisë, që ShBA-ja ka krijuar përreth el-Tanf, ndodhet një kamp refugjatësh, dhe ne mendojmë se ky kamp po përdoret për të trajnuar terroristët e rinj. Kjo zonë duhet të mbyllet menjëherë dhe duhet lejuar dërgimi i ndihmave humanitare në kamp”, shtoi Lavrov.

Duke folur në pjesën e panelit me pyetje-përgjigjeve ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhevat Zarif tha se janë të kuptueshme shqetësimet e Turqisë në lidhje me hapat që po hedh ShBA-ja në Siri./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne