Lavrov: Së shpejti do të zhvillojmë bisedime me Turqinë në lidhje me Sirinë

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov tha se së shpejti do të zhvillojnë bisedime me Turqinë në lidhje me Sirinë.

Ministri i jashtëm Lavrov u shpreh kështu: “Në ditët e ardhshme, ne do të zhvillojmë bisedime rreth Sirisë me homologët tanë turq, duke përfshirë edhe çështjen e Idlibit.”

Lavrov u shpreh kështu në një konferencë shtypi pas takimit të tij me homologun e tij libanez, Cibran Basil, në Moskë.

Ministri i jashtëm rus gjithashtu raportoi se shpreson që të arrijnë një marrëveshje me Turqinë për çështjen e Idlibit, pra për çështjen e opozitarëve të frontit al Nusra.

‘NEGOCIATAT TONA ME TURQINË PO VAZHDOJNË NË BAZA DITORE’

Në lidhje me pyetjen se a do të bëhet ndonjë përparim për çështjen e Idlibit në negociatat me Turqinë, Lavrov u shpreh kështu:

“Kontaktet tona, duke përfshirë edhe thirrjet telefonike dhe takimet personale me Turqinë e cila është një vend garantues për procesin Astana, po vazhdojnë në baza ditore. Ne jemi duke planifikuar që në të ardhmen e afërt të zhvillojmë kontakte të reja me kolegët tanë turq.”

‘KEMI RËNË DAKORD ME ÇAVUSHOGLUN QË NDARJA E GRUPEVE NË IDLIB ËSHTË NJË PRIORITET’

Ministri i Jashtëm rus vazhdoi kështu:

“Kur kolegët tanë turq (në Idlib) krijuan 12 pika vëzhgimi, situata këtu u qetësua disi. Por pastaj, fronti al Nusra (Fatih al Sham) dhe të tjerët, filluan përpjekjet për të sulmuar me mjete ajrore pa pilot edhe ushtrinë siriane, edhe bazën ajrore në Hmeymim të Rusisë. Kjo duhet të përfundojë. Isha në Ankara para disa ditëve (13-14 gusht). Këtu, unë me homologun tim turk Mevlut Çavushoglu ramë dakord që ndarja e grupeve të armatosura nga al Nusra është një prioritet. Unë shpresoj që së shpejti të arrijmë një marrëveshje me Turqinë, ashtu siq shpresoj që të vazhdojnë bisedimet tona në lidhje me këtë çështje.”

Kohë më parë, edhe Mihail Bogdanov, përfaqësues i posaçëm i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për Lindjen e Mesme, pati bërë një deklaratë të ngjashme.

Në kuadër të procesit të Astana-s, në Idlib sigurimi dërgon vëzhgues turq të cilët punojnë në 12 pika kontrolli.

Në Siri, militantët në shumë qytete dhe fshatra ku ushtria rifitoi kontrollin, u evakuuan në Idlib së bashku me familjet e tyre.

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne