Koordinatorja e OKB-së qau kur pa pamjet në Jemen

Koordinatorja e Çështjeve Humanitare të OKB-së në Jemen, Lise Grande ka qarë duke mos mundur t’i ndaloj lotët e saj, pas pamjeve të cilat i ka parë gjatë vizitës së fëmijëve të lënduar në sulmin e së dielës të zhvilluar nga avionët ushtarak nën kryesinë e Arabisë Saudite në qytetin Sade të Jemenit.

Në deklaratën e bërë gjatë kësaj vizite, Lisa Grande ka dënuar sulmin e Arabisë dhe ka thënë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka urdhëruar që të bëhet një hetim urgjent dhe i pavarur lidhur me këtë ngjarje.

Grande filloi të qaj gjatë vizitës që i’a bëri në spital fëmijëve të lënduar.

Siç dihet, të enjten, avionët luftarak saudit sulmuan një autobus me fëmijë palestinezë në qytetin Zahyan të provincës Sade, duke vrarë dhe plagosur 120 vetë, shumica prej të cilëve fëmijë nën moshën 15 vjeç.

Zëdhënës Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ferhan Hak njoftoi se Sekretari i Përgjithshëm, Antonio Guterres ka kërkuar që të hetohet kjo vrasje. Ndërkohë, zyrtari më i lartë i OKB-së kërkoi që rastin t’a hetojnë luftëtarët e Jemenit, e jo një komision juridik i paanshëm, por fakti që ai dëshiron të hetojë këtë vrasje do të thotë se ai e konsideron atë si një krim lufte.

Koordinatorja e Çështjeve Humanitare të OKB-së në Jemen, Lise Grande e cila vuri në dukje se sulmi ndaj fëmijëve jemenas si dhe vrasja e tyre është një “tragjedi”, shtoi se: “Kjo ngjarje kurrë, kurrë, kurrë nuk do të mund të ketë ndonjë arsyetim. Ata janë viktima të sulmeve ajrore. Kjo është një fatkeqësi e tmerrshme njerëzore e shkaktuar nga sulmet ajrore; e gjithë bota e dënon këtë akt.”

Lisa Grande qau kur pa femijet e plagosur jemenas, por ajo nuk i pa femijet e tjere jemenas të cilët luftuan për jetë në rrethana të tmerrshme. Të dhënat dhe raportet e OKB-së tregojnë se fëmijët jemenë janë në kushtet më të tmerrshme. Kushtet që nuk kanë ujë të shëndetshëm, ushqim dhe shërbime të domosdoshme shëndetësore, janë të vështira dhe të padurueshme për fëmijët, më shumë se për të gjithë të tjerët.

Sipas raporteve nga institucionet ndërkombëtare, 8 milion fëmijë jemenas privohen nga uji i pijshëm, rreth 2.9 milion gra dhe fëmijë jemenas vuajnë nga ushqimi i keq dhe rreth 400.000 fëmijë ballafaqohen me vdekjen. Sipas parashikimeve të një OJQ-je mbështetëse për fëmijët, në vitin 2017 do të vdesin rreth 50.000 fëmijë nga sëmundja apo uria.

Ndërkohë, në lidhje me gjendjen e rëndë të fëmijëve në spitalet e Jemenit, një këshilltar i institucionit për shpëtimin e fëmijëve u shpreh kështu: në spitale, pacientët përballen me mungesën e pajisjeve dhe ekipit mjekësorë dhe fëmijët trajtohen duke u shtrirë në dysheme.

Përgjegjësi për komunikim i UNICEF-it, Bismark Suvangin u shpreh kështu: pamjet që shihni në spitale janë shumë të dhimbshme dhe të vështira, fëmijët nuk kanë vend për t’u shtrirë nëpër spitale, ndërsa prindërit e tyre nuk mund të bëjnë asgjë për ta.

Fëmijët e gjorë jemenas janë viktima të luftës joproporcionale të regjimit al Saudit kundër Jemenit. Për këta fëmijë është derdhur shumë lot, për ky fakt nuk e lehtëson në asnjë mënyrë dhimbjen e fëmijëve jemenas të cilët vuajnë në korridoret e spitaleve në mungesë të ilaçeve, ujit të shëndetshëm, ushqimit të mjaftueshëm dhe shërbimeve shëndetësore.

Fëmijët jemenas kanë nevojë që përmes ndihmave humanitare, të ndalohen sulmet e vazhdueshme të koalicionit saudit.

Burimi : Rast Haber / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne