Bota

Lavrov: SHBA-ja do të përballet me pasojat më të rënda në qoftë se e bombardon Sirinë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Uashingtoni do të përballet me pasojat më të rënda nëse SHBA-ja e bombardon Sirinë.

Lavrov i cili reagoi ndaj kërcënimeve se Uashingtoni mund t’a sulmoj Damaskun në rast të një sulmi me armë kimike nga ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, tha: “Nëse bëhet një sulm i tillë, ata do të përballen me pasojat më të rënda. Me të folurit e Haleyit në mënyrë të papërgjegjshme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duhet të kuptohet se ndodhin gjëra të ndryshme me kanalet e ndryshme të komunikimit që i kanë trupat ruse dhe amerikane. Përveç kësaj, na është thënë qartë se çfarë mund të bëjmë apo të mos bëjmë përmes këtyre kanaleve.”

Lavrov i cili tha se Rusia nuk ka mundur të gjej ndonjë term normal për kërcënimet e SHBA-së ndaj Sirisë, u shpreh: “Si rezultat i dështimit të rezolutës 2401 të OKB-së për shkak të militantëve dhe sponsorëve perëndimorë, në rendin e ditës është sjellë një rezolutë e re nën pretekstin se qeveritë ruse, iraniane dhe siriane nuk kanë arritur të përmbushin kërkesat e rezolutës së mëparshme. Për më tepër, kjo bëhet përmes Haley, e cili thotë se SHBA është një vend paqeje, por është e aftë të sulmojë forcat qeveritare siriane në çdo kohë, ashtu si në në bazën Shayrat vitin e kaluar.”

‘SHTETET E BASHKUARA NUK ARRITËN TË PËRMBUSHIN DETYRIMET E TYRE SIPAS REZOLUTËS 2401’

Lavrov vazhdoi fjalët e tij si më poshtë:

“Një aspekt tjetër i problemeve në Siri është fakti se partnerët tanë perëndimorë tani janë në kontakt të afërt me militantët në Lindjen e Gutas dhe se nuk mund t’a zbatojnë rezolutën 2401. Këto vende duhet të depërtojnë për të mos hapur zjarr mbi njësit e akomodimit, por partnerët tanë perëndimorë të udhëhqeur nga SHBA-ja nuk e bënë këtë. Kërcënimi i Haleyt për të ofruar një projekt-vendim të ri dje, do të thotë se projek-vendimi i mëparshëm dështoi në praktikë. ”

‘LIGJI I RI PO I’U SJELL TERRORISTËVE IMUNITET’

Lavrov theksoi se projekt-ligji i ri i Shteteve të Bashkuara do të siguronte imunitet për terroristët.

‘SHBA-JA KA HYRË NË RRUGËN E NDRYSHIMIT TË PUSHTETIT’

Lavrov, nga ana tjetër, akuzoi Shtetet e Bashkuara për hyrjen në rrugën e ndryshimit të pushtetit në Siri dhe përçarjes së vendit. Sipas Lavrov, çështja në Gutan Lindore ka të bëjë me zbatimin e planit B të cilin Uashingtoni e ka mohuar vazhdimisht.

‘MILITANTËT NË GUTAN LINDORE NUK DO TË KENË MUNDËSI QË TË PUSHOJNË’

Lavrov tha gjithashtu se militantëve në lindje të Gutas nuk do të i’u ofrohet mundësi për të pushuar. Duke vënë në dukje se kjo çështje nuk është parashikuar në rezolutën 2401, Lavrov theksoi se ai nuk bëri thirrje për një armëpushim kundër terroristëve.

Burimi : Sputnik News/ ML

Etiketa

OPINIONE