Bota

Lavrov: ShBA-ja ka një qasje pa vizion për Sirinë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov bëri të ditur se ShBA-ja ka një qasje pa vizion për Sirinë.

Lavrov tha se ShBA-ja prej fillimit të dhunës në Siri është duke bashkëpunuar me organizatën separatiste terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe ka neglizhuar shqetësimet e Turqisë.

Shefi i diplomacisë ruse gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencën e 54-të Ndërkombëtare të Sigurisë në Munih, i bëri një vlerësim rendit të ditës për një kanal televiziv privat.

Duke vënë në dukje se ShBA-ja gjatë 2-3 viteve të fundit ndodhet në mënyrë ilegale në Siri, Lavrov tha se Washingtoni zyrtari ka neglizhuar shqetësimet dhe paralajmërimet e vazhdueshme të Turqisë në lidhje me organizatën separatiste terroriste PKK/KCK/PYD-YPG.

Lavrov rikujtoi se disa grupe të armatosura në Siri janë të lidhura me PKK-në, të cilën Turqia dhe shumica e vendeve e cilësojnë si organizatë terroriste.

“Qasja e Turqisë ndaj kësaj çështjeje dihej”, bëri të ditur Lavrov ndërsa shtoi se Turqia shumë herë ka bërë të ditur se në asnjë mënyrë nuk do të lejojë që zona kufitare e Sirisë me Turqinë të kalojë nën kontrollin e organizatën separatiste terroriste PKK/KCK/PYD-YPG, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës neglizhuan qëndrimin e Turqisë dhe ndihmuan terroristët me armë.

Ai shtoi se ShBA-ja ka një qasje të ngushtë pa vizion në Siri ndoshta edhe qëllimkeq.

Ministri i Jashtëm rus rikujtoi se zyrtarët amerikanë përball Turqisë deklaruan se do të formojnë një ushtri të rregullt që do të përbëhet prej 30 mijë pjesëtarëve të PKK/KCK/PYD-YPG pastaj me vështirësi i mohuan këto deklarata, ndërsa shtoi se qëllimi i zyrtarëve amerikanë vazhdon në mënyrë të qartë./ trt

OPINIONE