Lavrov shtyn për një datë tjetër vizitën në Turqi

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov shtyn vizitën në Turqi të planifikuar për 12 mars.

Sipas agjencisë ruse të lajmeve “Sputnik”, në komunikatën e bërë nga Ministria e Jashtme e Rusisë thuhet se vizita e ministrit Lavrov në Turqi e planifikuar për datën 12 mars, është shtyrë në datën 18 mars për shkak të ndryshimit të programit të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

Në komunikatë gjithashtu theksohet se shtyrja e datës së vizitës është bërë pas marrëveshjes me zyrtarët turq.

Pritej që ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë me homologun e tij turk, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) të takohet në Antali më datat 12-13 mars.

Ministrat e Jashtëm do të bashkëkryesonin në mbledhjen e Grupit të Planifikimit Strategjik Rusi-Turqi. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne