Ju njohim me Blertën, dje mbrojti pronën, sot u pezullua nga puna si efektive e policisë

Pezullohet përkohësisht nga detyra Blerta Dervishi, nëna e dy djemve e cila dje së bashku me familjarët e tjerë, ishin në betejë me përmbaruesit por dhe efektivët e policisë për të mos lejuar shembjen e shtëpisë.

Blerta punon në patrullën e posaçme të Shqiponjave në policinë e shtetit dhe dje eprori i saj e ka marrë në telefon për të njoftuar pezullimin e përkohshëm.

Por Blerta thotë se dje, ajo ishte thjesht një qytetarë që po mbronte pronën e vet dhe fëmijët e saj.

Blerta Dervishi: “Unë kam qenë banore. Jam qytetare e thjeshtë e lirë për të mbrojtur pronën time dhe fëmijët e mi sepse nuk kam ku të shkoj tjetër”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne