Pakistani: Vendi i epiqendrës së botës

nga Andrew Korybko.

Potenciali premtues ekonomik i Pakistanit, aftësitë e tij në lidhjet ndërkombëtare dhe vendndodhja e pashembullt gjeostrategjike, e kombinuar edhe me ushtrinë e tij të një klasi botëror dhe me finesën e tij në diplomaci e dëshmuar përgjatë dekadave, e kthen vendin e Azisë Jugore në një epiqendër globale të shekullit të 21-të.

Shteti i epiqendrës së shekullit të 21 që për shumicën e vëzhguesve po duket befasues, nuk është Kina, SHBA-ja dhe Rusia, por është Pakistani. Për fat të keq, ky vend i Azisë Jugore ka një reputacion të tmerrshëm ndërkombëtar si rezultat i propagandes indiano-amerikane që është zhvilluar kundër tij gjatë dekadave të fundit, megjithatë një vështrim më objektiv në aftësitë gjeostrategjike të vendit zbulon se ai është në një pozitë kryesore për të formësuar me influencë konturet e shekullit të 21. Prandaj nuk duhet të habiteni me Kinën që me largpamësi e konsideroi këtë vend si partner të tij me dekada të tëra përpara fuqive të tjera të mëdha sikurse Rusia që më së fundmi po e kupton rëndësinë strategjike që ka sot Pakistani në botë.

Korridori Ekonomik Kinë-Pakistan (CPEC) është projekt kryesor i Pekinit në iniciativën Brez dhe Rrugë (BRI), pasi i jep mundësinë Republikës Popullore që të shmangë pikat e nxehta në detin e Kinës Jugore dhe në ngushticën e Malaccas, si dhe i ofron qasje reale në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, vende të cilat i japin Kinës burime energjitike për ekonominë e saj dhe respektivisht tregje konsumi për produktet e saj. BRI po ridrejton rrugët globale të tregtisë nga Perëndimi në Lindje dhe ralisht është duke ndërtuar bazën për ngritjen e rendit botëror shumëpalësh në zhvillim. Duke e marrë në konsideratë rolin e vecantë të Pakistanit në këtë proces në mbështetje të CPEC-ut, partneri aziatiko-jugor i Kinës mund të rikonceptohet si gurthemeli i botës së ardhshme. Kjo në vetvete e bën Pakistanin një shtyllë te rëndësishme, por në të vërtetë ka edhe shumë më tepër sesa vetëm kjo.

CPEC nuk është vetëm një “autostradë” nga Xinjiangu për në Detin Arab, por është edhe një seri megaprojektesh përmes të cilave Pakistani mund të transformohet nga një objekt pasiv i marrëdhënieve ndërkombëtare në një subjekt udhëheqës në rendin global që po ndryshon me të shpejtë, duke u bërë në këtë mënyrë zinxhir i Euroazisë, në zgjerimin me kreativitet që do i bëjë këtij korridori në të gjithë pjesën tjetër të superkontinentit.

Potenciali i brendshëm ekonomik i vendit është jashtëzakonisht premtues kur shikon që vendi numëron mbi 200 milionë banorë të pozicionuar në mënyrë unike nëpër rrugën tregtare të ardhshme të Kinës me pjesën tjetër të ‘botës jugore’. Me këtë vizion në mendjen e tij, kryeministri Khan i tha botës kohët e fundit gjatë Samitit të Qeverive Botërore në Emiratet e Bashkuara Arabe se nuk duhej “humbur anija” dhe shansi për të përfituar nga rritja dhe zhvillimi i vendit të tij.

Nuk është ndonjë çudi kur shikon se lojtarët kryesorë të investimeve si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po hidhen për të kapur më të shpejtë mundësinë para se ndonjë nga konkurentët e tyre të kërkojë që të krijojë praninë e tij në Pakistan, vendi i rrugës më të shkurtër tregtare mes ekonomive të tyre dhe Kinës. Megjithatë kjo nuk është e gjitha, pasi Pakistani është i aftë që ta zgjerojë CPEC-un në drejtime të tjera, në veri, perëndim dhe jug, nëpërmjet korridoreve të degëve të CPEC-ut+ që lidhin Azinë Qendrore me Rusinë, me pjesën tjetër të Azisë Perëndimore (Iran, Turqi) dhe me Afrikën, gjë e cila mund ta bëjë atë tërësisht pikë takimi të qytetërimeve dhe kundërhelm ndaj përpjekjes helmuese të Huntingtonit për të ndarë dhe sunduar hemisferën lindore nëpërmjet tezës së tij të “Përplasjes së qytetërimeve”.

Ndërtimi i perspektivave ndërlidhëse të CPEC+ në gjeostrategjitë e qytetërimeve, bën që Pakistani të mund të institucionalizojë rolin e tij si zinxhir i Euroazisë në sjelljen më afër njeri-tjetrit të partneriteteve strategjike shumëpalëshe, sic janë Irani, Turqia, Kina dhe Rusia, dhe në këtë mënyrë të formojë Unazën e Artë të fuqive të mëdha shumëpalëshe me qendër në Euroazi. Kjo e ndihmon gjithashtu Islamabadin në rolin e tij që do të ketë në Afganistanin post amerikan. Pakistani mund ta arrijë këtë sepse ai ka një histori të suksesshme në fushën e diplomacisë, në balancimin e forcave midis fuqive të ndryshme, qoftë me SHBA-në, Kinën, Arabinë Saudite dhe Iranin, ndërsa ushtria e tij e armatosur me armë bërthamore është në anën tjetër një partner mbresëlënës për të gjithë.

Ta themi më thjesht, Pakistani sot është strumbullari mbi të cilin varen të gjitha planet e ardhshme të Kinës, ose më ndryshe faktori kyc në Luftës e Re të Ftohtë dhe në proceset multipolare të ndryshimeve botërore të shekullit të 21-të. Mund të themi se Pakistani është gjithashtu një shtet strumbullar në të drejtën e vet, që ka aftësinë të bashkojë forca të ndryshme të Euroazisë dhe të bëhet pike takimi e qytetërimeve të ndryshme të Hemisferës Lindore, gjë e cila mund të institucionalizohet përmes kuadrit të Unazës së Artë i cili është gjithashtu një komponent kyç. Sikurse e kishte parashikuar pothuajse njësoj edhe themeluesi i Pakistanit, Muhammed Ali Jinnah, i cili i parashikoi të gjitha këto kur proklamoi në mënyrën më të bukur në vitin 1948 se “Pakistani është epiqendra e botës, i vendosur përgjatë kufirit në të cilin do të rrotullohet pozita e ardhshme e botës”, dhe çdo ditë që kalon vërteton se ai ka pasur vërtet të drejtë./globalresearch/Gazeta Impakt

Andrew Korybko është një analist politik amerikan me bazë në Moskë i cili është i specializuar në strategjinë e marrëdhënieve amerikane me Afro-Eurasinë, në vizionin global të iciativës kineze One Belt One Road për rrugën e re të mëmdafshit si dhe në luftën hibride.

burimi: globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne