Lazanski: Nëse duam, Serbia e pushton brenda tri orësh Mitrovicën

“Nëse dikush në Prishtinë, Bruksel apo Uashington mendon që me forcë ta marrë pjesën veriore të Kosovës dhe të dëbojë serbët të cilët janë aty shumicë absolute, ata duhet të dinë se ushtria serbe për vetëm 3 orë, mund të arrijë në Mitrovicën e Veriut dhe të dalë në urën mbi lumin Ibër”, – thotë analisti ushtarak serb Miroslav Lazanski.

Ai shprehet se Prishtina padyshim ka ambicien me anë të aparatit represiv të saj të “pushtojë” veriun e Kosovës, duke theksuar se Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç e bëri të qartë se kjo nuk do të jetë e mundur.

“Ata janë të fiksuar që veriun e Kosovës ta fusin nën kontrollin e tyre. Kjo teori qëndron pasi donin të përdorin vrasjen e fundit për të dërguar ROSU-në atje”, – vlerëson Lazanski. Lazanski thotë se Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë serbe ka elaboruar plane për çdo rrezik potencial, madje edhe për një krizë të mundshme në Kosovë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne