Lefkosa reagon për deportimin e turistëve nga grekët

Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV) ka reaguar ndaj veprimit të administratës grekoqipriote, e cila ka rikthyer turistët që kanë dashur të hyjnë në Qipron e Veriut nga aeroporti i Larnakës.

Në një deklaratë të shkruar bërë nga zyra e zëvendëskryeministrit dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës Turke të Qipros së Veriut thuhet se administrata grekoqipriote shtetasit e huaj që kishin ardhur me rrugë ajrore deri në aeroportin e Larnakës dhe kishin dashur të hynin në Republikën Turke të Qipros së Veriut nga vendkalimet tokësore i ka deportuar pasi i ka marrë në pyetje.

Sipas informacioneve të fundit, autoritetet grekoqipriote nuk kanë lejuar të hyjnë në aeroportin e Larnakës më shumë se 30 shtetas izraelitë, të cilët kishin pasur dëshirë të shkonin në Republikën Turke të Qipros së Veriut për të kaluar Vitin e Ri, dhe i kanë kthyer prapa ata në vendin e tyre, Izrael, thekson komunikata.

“Ne ndjehemi të trishtuar teksa vëzhgojmë që administrata grekoqipriote i është drejtuar praktikave të tilla arbitrare duke mos e ‘çarë kokën’ për humbjet materiale dhe morale që do të pësojnë njerëzit që duan të vijnë në vendin tonë për pushime, me pretekstin e vetëm që ata (turistët) të mos i sjellin dobi vendit tonë”, shkruan komunikata.

Pala grekoqipriote me këtë praktikë, të cilën ajo e përdor shpesh, ka treguar edhe një herë që “nuk ka ndryshuar vizioni dhe mentaliteti ekzistues”. Duket hapur që administrata grekoqipriote i vazhdon sjelljet dhe veprimet e saj të patolerueshme dhe kufizuese ndaj qipriotëve turq,- thuhet në vijim të komunikatës.

“Sjellja e demonstruar [nga administrata grekoqipriote] është produkt i një mentaliteti që përpiqet të na pengojë të vendosim kontakte me botën; që përpiqet të na pengojë me çdo rast ‘të marrim frymë’ dhe është një sjellje e papranueshme nga ana jonë”, thotë Ministria në komunikatën e saj.

“Duam të theksojmë edhe një herë që në qoftë se administrata grekoqipriote nuk u jep fund këtyre lloj praktikave, atëherë edhe ne do të ndërmarrim disa hapa dhe nuk do të ‘bëjmë sehir’ ato që po ndodhin. Ndërkohë që nga njëra anë flitet për nevojën e ndërtimit të besimit mes dy palëve (në ishull), përpjekja që bëhet nga ana tjetër për të penguar kontaktet e popullit turk të Qipros me botën është një veprim që nuk përputhet as me vullnetin e mirë dhe as me drejtësinë e barazinë”, përfundon komunikata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Turke që Qipros së Veriut në lidhje me deportimin e një grupi turistësh izraelitë nga aeroporti i Larnakës, vetëm pse deshën të kalonin në pjesën veriore të ishullit për të kaluar Vitin e Ri./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne