Presidenti i Irakut pritet me ceremoni zyrtare nga Presidenti Erdogan

Presidenti i Irakut, Berhem Salih shkoi për një vizitë zyrtare në Turqi.

Salih u prit me ceremoni zyrtare nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në Pallatin presidencial në Ankara.

Presidenti mysafir përshëndeti Togën e Nderit të Gardës së Presidencës.

Në ceremoni zunë vend edhe flamurët që përfaqësojnë 16 shtetet turke të themeluara në histori dhe ushtarët e veshur me kostumet e asaj periudhe.

Pas takimeve kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve u dha një konferencë e përbashkët shtypi.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu), Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, Ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekxhan (Pekcan), Ministri i Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli, zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın), kreu i Departamentit të Komunikacionit të Presidencës, Fahretin Alltun (Fahrettin Altun), kreu i Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes, Ismail Demir, prefekti i Ankarasë, Vasip Shahin dhe zyrtarë të tjerë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne