Lefter Alla shpallet fajtor, dënohet me tre vite burg

Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla. Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe tetë persona të tjerë u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.

Alla u dënua me 3 vite burg por për shkak të gjykimit te shkurtuar do të vuajë 2 vite heqje lirie. Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani private e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne