Lefter Maliqi kërkon mandatin e deputetit në KQZ

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Lefter Maliqi, ish-kandidat i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit ka dorëzuar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e dekriminalizimit dhe për rrjedhojë pritet të përfitojë mandatin e deputetit.

Lefter Maliqi prej kohësh është “divorcuar” me Partinë Demokratike dhe ai aktualisht është emëruar në detyrë si zv. drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Lefter Maliqi ishte kandidat në Qarkun e Beratit i listuar me numrin tre. Por gjatë zgjedhjeve të 2017 ai është konfliktuar me Lulzim Bashën për shkak se nuk e ka vendosur atë në një vend fitues.

PD në Qarkun e Beratit ka arritur të nxjerr fitues vetëm dy deputetë, ndërkohë që Maliqi ishte i listuar i treti.

ULTIMATUMI

Në prag të hapjes së fushatës zgjedhore të Partisë Demokratike në qytetin e Beratit, kandidati për deputet Lefter Maliqi në vitin 2017 dërgoi një ultimatum kryedemokratit Lulzim Basha.

STATUSI I MALIQIT

Ndjesë.! Të dashur miq, mbeshtetes, duke ju qënë tepër mirënjohës ju njoftoj se në hapjen e fushatës në Berat ku z.Basha i Republikës së re bën prezantimin e kandidatëve nuk do të jem i pranishëm për arsye personale. Deri në orë 12 të Natës pres takim me z.Basha për premtimin e pambajtur të tij. Në ditët në vazhdim do ju sqaroj në takime të ngushta me ju.!

Detyrimi im për ju është i pashlyshëm, mirënjohja ështē shumë e thellë dhe e madhe, votat i kam personale mbi 10.000 pasi marreveshjen e kemi bere ju voten une premtimet dhe mbeshtetjen në cdo fatkeqësi e nevojë që dihet nga të gjithë, miliarda leke investime ne infrastrukture, arsim, shendetesi, kulture, ndihma familjeve në nevojë ne gjithe qarkun jane të prekshme nga ju etj etj per shkak të te imazhit,origjines nga Kucova, vendlindjes ne Lapardha, si drejtues policie ne gjithe qarkun ne Berat, Skrapar e Kucovë, ish kryetar i komunës me te madhe Otllak-Berat me fitore te thelle, ish deputet dhe këto 4 vjet sakrifica te jashtezakonshme pranë jush.

Do të jem gjithmonë pranë jush pa dallim politik,zoti qoftë me ne. I juali Lefter Maliqi.!

CV e Lefter Maliqit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne