Uragani në Amerikë, 22 të vdekur e shumë të plagosur

Uragani, që ka goditur Alabama-n në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shkaktuar 22 të vdekur.

Autoritetet amerikane bënë të ditur se numri i të vdekurve për shkak të uraganit, që goditi rajonin e Li Kaunti në Alabama, ka arritur në 22, ndërkohë që mes viktimave kishte edhe fëmijë.

Gjithashtu uragani u bë shkak edhe për shumë të plagosur.

Cikloni i krijuar së bashku me një furtunë të fortë shkuli pemët me gjithë rrënjë dhe dëmtoi shtëpitë.

Ndërkohë që mori nën ndikim edhe jugperëndimin e Xhorxhias, u thyen xhamat e shumë shtëpive dhe bëri që të fluturojnë edhe çatitë e shtëpive.

Autoritetet amerikane bënë të ditur se për shkak se pemët ranë mbi disa shtëpi, familjet mbetën të bllokuara brenda.

Ndërkohë autoritetet paralajmëruan për uragan edhe në Shtetet e Floridas dhe Karolinës së Jugut.

Kurse Presidenti, Donald Trump në një deklaratë të bërë nëpërmjet llogarisë Twitter kërkoi nga populli i Alabamas që njerëzit të qëndrojnë “të kujdesshëm dhe të sigurt”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne